Arsenali bën sërish një gabim të madh, Liverpooli tashmë po e ‘feston’

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Arsenali ka bërë një tjetër hap fals në Ligën Premier, pasi nuk arriti të mposht Evertonin në Goodison Park në xhiron e 31-të, duke luajtur baras 1-1.

Trajneri Mikel Arteta vendosi një skuadër mikse për këtë vizitë, duke mbajtur lojtarë kyç si Marin Odegaard dhe Bukayo Saka për përballjen e së martës me Real Madridin, por pavarësisht kësaj Topçinjtë luajtën shkëlqyeshëm në minutat e para.

Arsenali sulmoi vazhdimisht portën e vendasve, deri sa gjeti golin në minutën e 34-të, kur Leandro Trossard shënoi për 1-0 pas një asistim të Raheem Sterling.

Mirëpo, në vazhdim Evertoni arriti të kundërpërgjigjet, pasi në minutën e 49-të u akordua një penallti për vendasit, me Iliman Ndiaye që mori përgjegjësinë dhe shënoi për barazimin 1-1.

Më pas, një shans i madh për fitoren e Arsenalit humbi Trossard, i cili u ndal nga portieri i madh Jordan Pickford në një situatë ballë për ballë.

Arsenali bëri kështu një gabim të ri dhe lejoi Liverpoolin të hyjë plotësisht i qetë në fund të sezonit, në të cilin patjetër do të fitojë titullin e kampionit të Anglisë.

Tani Reds mund të fillojnë të ftohin shampanjën me të cilën do të bëjnë dolli për fitimin e Ligës Premier, pasi janë 11 pikë përpara Arsenalit dhe kanë një lojë më pak. /Telegrafi/

Share This Article