Milani do të futet në garë për të rivalizuar Arsenalin për nënshkrimin me sulmuesin e Manchester Cityt, Raheem Sterling.
27-vjeçari ka humbur vendin në formacion e Pep Guardiolas, ndërsa tani mendon që të vazhdojë karrierën diku tjetër.
Kjo pasi Sterling nuk dëshiron një marrëveshje të re me kampionët e Ligës Premier, duke ia bërë me dije Man Cityt që do të largohet.
Barcelona kishte pretenduar huazimin e tij në janar, por problemet financiare ia pamundësuan këtë gjë.
Tani në garë mbetet Arsenali i Mikel Artetas, pasi trajneri e njeh mirë lojtari nga koha kur punuan së bashku te Man City, kur spanjolli ishte ndihmës i Guardiolas.
Guardiola mund të lejojë largimin e lojtarit, pasi që ai po mendon të “revolucionarizojë” sulmin, ku lojtari që pëlqehet më shumë për këtë fazë është Erling Haaland i Borussia Dortmund.
Topçinjtë kanë sulmuesi të ri si Nicolas Pepe, Gabriel Martinelli, Emile Smith Roëe dhe Bukayo Saka, por Arteta do të paktën edhe një qendërsulmues të ri këtë verë.
Eddie Nketiah dhe Alexandre Lacazette pritet të largohen pasi iu skadojnë kontrata.
Megjithatë, Arsenali do të duhet të luftojë me Milanin për nënshkrimin e Sterling, me Paolo Maldinin që e sheh anglezin si një blerje ideale të verës.