Arsenali e ka mposhtur në mënyrë spektakolare Liverpoolin me rezultat 3-2 në kuadër të javës së dhjetë në Ligën Premier.
Qysh në minutën e parë, Topçinjtë kaluan në epërsi me anë të Gabriel Martinellit që u asistua prej Martin Odegaardit.
Por, The Reds u rikthyen fuqishëm, pasi Darwin Nunez (34’), realizoi për 1-1 me një asistim të Luiz Diaz.
Mirëpo, kur po përfundonte pjesa e parë, Arsenali e riktheu epërsinë me golin e Bukayo Sakas në minutën e 45+5-të, me Martinellin në rolin e asistuesit.
Në 45 minutat e dytë, u shënuan edhe dy gola të tjerë, ndërsa derbi ishte në klubin e tij.
Liverpoolio sërish e baraoi rezultatin, tani me anë të Roberto Firminos, që realizoi në minutën e 53-të, me një asistim të Diogo Jotas.
Arsenali nuk u demoralizua dhe e riktheu për herë të dytë epërsinë, me Sakan që realizoi nga penalltia në minutën e 76-të.
Djelmoshat e Mikel Artetas ia dolën të mbanin epërsinë, për t’i marrë pikët e plota.
Pas javës së dhjetë, Arsenali vazhdon të jetë lider me 24 pikë, ndërsa Liverpooli gjendet në vendin e dhjetë me dhjetë sosh, ndërsa në xhiron e 11-të do skuadra londineze takohet me Leedsin, e Liverpooli takohet me Manchester Cityn.