Arsenali shënoi fitore me epërsi minimale 1:0, në përballjen kundër West Hamit.
Ndeshja u zhvillua sot në xhiron e 29-të të Premierligës, në stadiumin “Emirates”.
Goli i Lacazettes (78’) fillimisht u anulua nga gjyqtari për pozitë jashtë loje, por pas një kontrollimi nga VAR-i, goli u cilësua i rregullt pasi që sulmuesi u duk se ishte pak më prapa sesa Angelo Ogbonna, kur pasimi i Mesut Ozilit ia mundësoi ta mposhtë portierin Lukasz Fabianksi,.
Arteta shpreson që lojtarët e tij do ta përdorin këtë fitore për t’u motivuar para ndeshjes kundër Manchester Cityt, që do të zhvillohet në “Etihad” vetëm katër ditë më vonë.