Arsenali finalisti i parë ligës së Evropës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Arsenali e ka eliminuar Valencian për t’u kualifikuar në finale të Ligës së Evropës.

Hera e fundit kur “Topçinjtë” kanë luajtur në një finale të kësaj gare, është viti 2000, kur ishin mposhtur nga Galatasaray pas penalltive.

Arsenali e ka fituar edhe sfidën e dytë gjysmëfinale ndaj Valencias, duke triumfuar 4-2 në Mestalla dhe me rezultat të ëprgjithsshëm 703.

Të parët në epërsi kaluan vendasit. Kevin Gameiro e kaloi Valencian në epërsi, duke shënuar për 1-0 në minutën e 11-të.Mysafirët reaguan menjëherë me golin e sulmuesit, Pierre-Emerick Aubameyang, në minutën e 17-të.

Me të filluan pjesa e dytë, u shënuan dy gola të shpejtë. Fillimisht “topçinjtë” i kaloi në epërsi në Mestalla kundër Valencias, sulmuesi, Alexandre Lacazett, duke shënuar për 1-2 në minutën e 50-të.

Pak minuta më vonë, në atë të 58-të, Kevin Gameiro e gjeti sërish rrjetën, duke shënuar për 2-2.

Disa minuta më vonë, për 2-3 shënoi sulmuesi, Pierre-Emerick Aubameyang, i cili kompletoi het-trikun në minutën e 89-të për 2-4.

Share This Article