Arsenali merret vesh me lojtarët për ulje të pagave

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lojtarët e Arsenalit janë pajtuar për ulje të pagave për 12,5 për qind.

Klubi i madh londinez të hënën pasdite ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me futbollistët, kryetrajnerin dhe stafin e trajnerëve për ulje të pagave me synim për të ndihmuar klubin gjatë krizës së krijuar nga pandemia.

Sipas Arsenalit, vendimi është marrë pas diskutimeve konstruktive.

“Reduktimi i të hyrave vjetore prej 12,5 për qind do të hyjë në fuqi këtë muaj. Nëse përmbushim objektivë të caktuar në stinorët në vazhdim, të lidhur kryesisht me suksesin në fushë, klubi do të paguajë shumën e dakorduar. Ne do të jemi në gjendje të bëjmë këto pagesa, nëse realizojmë këto synime. Lojtarët mund të kenë ndikim direkt në këtë, që do të nënkuptonte përmirësim të situatës sonë financiare”, ka njoftuar Arseanli.

Sipas njoftimit, marrëveshja është e bazuar në pritjet që edicioni aktual të përfundoj dhe që Arsenali të realizoj të gjitha të hyrat e planifikuara nga transmetimi. Kursimi do të ndihmojë klubin të mbulojë disa rreziqe financiare.

“Ne jemi krenarë dhe falënderues ndaj lojtarëve tanë dhe stafit të trajnerëve që janë bashkuar për të përkrahur klubin tonë, njerëzit tanë dhe komunitetin në këtë kohë të vështirë”, ka njoftuar Arsenali.

Për Arsenalin luajnë Granit Xhaka e Shkodran Mustafi.

Share This Article