Arsenali mposht Cityn, kualifikohet në finale të FA Cup

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Arsenali ka mposhtur Manchester Cityn në gjysmëfinalen e FA Cup dhe kështu është kualifikuar në finale.

Në “Wembleyn” e boshatisur për shkak të pandemisë, mjaftuan dy golat e Pierre-Emerick Aubameyang për fitoren 2:0.

Arsenali kishte shtatë ndeshje që nuk fitonte ndaj Cityt, madje i kishte shënuar vetëm 2 gola në po kaq ndeshje, teksa kishte pësuar 20 gola.

Kjo ndeshje ishte interesante edhe për shkak të trajnerëve. Trajneri i Cityt Pep Guardiola u eliminua nga ish-ndihmësi i tij, Mikel Arteta, që tash është kryetrajner i Arsenalit.

Ndërkohë, Guardiola këtë sezon e mbyll përfundimisht me vetëm një trofe, atë të EFL Cup, që është i treti për nga rëndësia në Angli.

Finalja e FA Cup do të zhvillohet më 1 gusht. Finalisti tjetër do të përcaktohet nga ndeshja Manchester United – Chelsea, të dielën.

Share This Article