Arsenali mposht Newcastle, nuk i ndahet City-t

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Arsenali duket se e ka rigjetur formën e tij të mirë në Premier League dhe këtë e ka treguar edhe këtë të diel teksa ka mundur 2-0 në transfertë skuadrën e Newcastle.

“Topçinjtë” kaluan në avantazh që në minutën e 14 me anë të norvegjezit Odegaard, i cili i hapi rrugë suksesit. Në anën tjetër, “Qymyrxhinjtë” rritën presionin dhe tentuan të gjenin golin e barazimit, megjithatë ishte sërish Arsenali që shënoi.

Në minutën e 71-të, pas një super goditje nga Martinelli, Schar do të bënte autogol, për të vulosur rezultatin e kësaj sfide.

Me këtë fitore, Arsenali shkon në kuotën e 81 pikëve një më pak se Manchester City kryesues, I cili ka një ndeshje më pak.

Share This Article