Arsenali e ka shënuar fitore në ndeshjen e zhvilluar sonte ndaj Valencias.
Ndeshja është zhvilluar në gjysmëfinale të Ligën e Evropës dhe ka përfunduar me rezultat 3-1.
E para në epërsi ka kaluar Valencia, me golin e shënuar nga Mouctar Diakhaby (11’), kurse barazimi erdhi nga Alexandre Lacazette, i cili po ashtu kaloi klubin e tij në epërsi (18’ dhe 26’), me të cilin rezultat përfundoi pjesa e parë. Në pjesën e dytë Arsenali shënoi edhe një gol, të ciline realizoi Pierre-Emerick Aubameyang (90’). Me këtë fitore Arsenali shkon më i sigurt në ndeshjen e kthimit në Valencia.
Kurse ndeshja tjetër, Eintracht Frankfurt – Chelsea, ka përfunduar me të barabartë, 1-1. Ky rezultat e favorizon Chelsean, pasi në ndeshjen e kthimit e pret ekipin gjerman në shtëpi.