Arsenal mund të detyrohet të konsiderojë një kthesë të papritur me Benjamin Seskon, pasi sulmuesi është përballur me një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e tij.
Kur afati kalimtar u hap në fillim të qershorit, u bë menjëherë e qartë se historitë kryesore të verës do të përqendroheshin te klubet kryesore të Ligës Prmier që kërkonin të nënshkruanin një sulmues të ri.
Aktualisht, Chelsea ka nënshkruar me Liam Delap, Manchester United ka siguruar marrëveshjen për Matheus Cunha, Liverpool është duke u fokusuar te Florian Wirtz, ndërsa Arsenal shpreson të finalizojë transferimin e Seskos.
Megjithatë, ‘Topçinjtë’ mund të jenë të detyruar të vlerësojnë edhe një herë tjetër transferimin, pasi një raport nga Fabrizio Romano zbuloi se disa klube të tjera kanë hyrë në garë për firmën e tij.

Në një postim në X, Romano konfirmoi se disa klube nga Liga Saudite i janë afruar Seskos me oferta të rëndësishme gjatë orëve të fundit, duke e lënë atë me një vendim të rëndësishëm për të ardhmen.
Megjithëse ai nuk zbuloi se cilat klube janë konkretisht të interesuara për Seskon apo çfarë oferte i kanë bërë, Romano theksoi se bisedimet pritet të zhvillohen gjatë ditëve në vijim.
Nëse Sesko vendos të bashkohet me një klub saudit, ai ka shumë gjasa të bëhet një nga lojtarët më të paguar në botë, duke fituar me siguri më shumë se 500,000 euro në javë.
Kjo situatë do të vështirësonte jashtëzakonisht shumë pozicionin e Arsenalit, duke i detyruar ata të ndryshojnë shpejt planet dhe të kërkojnë një sulmues tjetër gjatë verës për të zgjidhur problemet e tyre në sulm.
Fatmirësisht për Mikel Arteta, ka disa sulmues të tjerë që duket se janë të gatshëm të kryejnë një transferim këtë verë, përfshirë Viktor Gyokeres dhe Victor Osimhen, të cilët janë të disponueshëm në treg.
Sesko ka luajtur 45 ndeshje për Leipzig këtë sezon në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 21 gola dhe dhuruar gjashtë asistime.