Arsenali në gjysmëfinale të League Cup

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Arsenali është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Ligës së Anglisë.

Në çerekfinale, Arsenali e ka mposhtur Sunderlandin me rezultatin 5:1.

Në triumfin e ekipit nga Londra shkëlqeu Edward Nketiah që shënoi tre gola (17’, 49’, 58), kurse nga një gol e realizuan Nicolas Pepe (27’) dhe Charlie Patino (90+1’).

Golin e dytë dhe të tretin, Nketiah i shënoi në mënyrë akrobatike.

Ndërkaq golin e vetëm për Sunderlandin e realizoi Nathan Broadhead (31).

Granit Xhaka luajti nga minuta e 55-të për Arsenalin. Te Sunderlandi në bankën e rezervistëve ishte Arbenit Xhemajli, ndërkaq për shkak të lëndimit mungoi Leon Dajaku.

Share This Article