Arsenali ngel prapa në garën për Evropë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Arsenali ka ngelur prapa në garën e Premier Leagues për pjesëmarrje në garat evropiane. “Topçinjtë” barazuan 1:1 me Leicesterin në xhiron e 34-të.

Pierre Emerick Aubameyang realizoi golin e epërsisë për Arsenalin në minutën e 21-të, përderisa Jamie Vardy barazoi gjithçka në minutën e 84-të.

Arsenali tani është i shtati me 50 pikë të tubuara, dy më pak se Wolvesi që është i gjashti. Manchester Unitedi që është i pesti dhe që zë vendin e fundit që shkon në Evropë, ka 55 pikë të tubuara e një ndeshje më pak se Arsenali.

Share This Article