Arsenali ka vazhduar me paraqitje të dobëta në Premier Ligë, ku edhe pas ndeshjes se 7 radhazi nuk ka fitore. Ata sonte mezi e kanë nxjerrë një barazim në shtëpi kundër Southamptonit 1-1. Ish sulmuesi i Arsenalit, Theo Walcott shënoi në pjesën e parë kurse Arsenali barazoi rezultatin në pjesën e dytë.
Arsenali ka vazhduar me rezultate negative në Premier Ligë ku ka barazuar me rezultat 1-1 kundër Southamptonit në Emirates.
Edhe kjo ishte një paraqitje e dobët e skuadrës së Mikel Artetas, e cila nuk ka fituar në Premier Ligë që në muajin nëntor ku e mposhti Manchester United në Old Trafford.
Pjesa e parë ishte shumë më e mirë për Southampton, të cilët edhe shënojnë gol në minutën e 18 me anë të Theo Walcott.
Interesante ishte se Walcott e festoi golin gjë që ishte pak e çuditshme pasi që sulmuesi anglez ishte pjesë e Arsenalit për më shumë se 10 vite.
Në pjesën e dytë, Arsenali e filloi më mirë dhe arrti që ta barazoi rezultatin në minutën e 52-të.
Ishte një kombinim i mirë në mes të Saka e Nketiah e ku ky i fundit do të pasonte të Aubameyang që gjen golin pas 7 ndeshjeve pa gol në Premier Ligë.
Por, kur pritej që Arsenal të kthehej në lojë mbrojtësi i Arsenal, Gabriel do të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë dhe do të përjashtohej nga lojë.
Për 30 minuta Arsenali u mbrojt kurse Southampton ishte shumë shpesh afër shënimit të golit.
Madje ata goditën edhe shtyllën në minutën e 69-të.
Mirëpo, Arsenal ka mundur që ta fitojë këtë ndeshje, sikur goditja e Holding me kokë të mos e godiste shtyllën po të përfundointe në rrjetë.
Pas 12 xhirove Southampton është në vendin e 4 më 23 pikë kurse Arsenal mbetet në vendin e 15 me 14 pikë.