Arsenali po kompleton transferimin e Youri Tielemans

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Youri Tielemans pritet të jetë futbollisti i radhës që do t’i bashkohet Arsenalit gjatë afatit tw merkatos verore.

Mesfushori belg prej kohësh kërkohet nga Arsenali, por negociatat mes dy klubeve kanë përparuar jashtëzakonisht shumë.

Lajmet e fundit që vijnë nga Anglia raportojnë se Topçinjtë do të nënshkruajnë me belgun gjatë këtij afati kalimtar veror dhe tanimë bisedimet mes palëve kanë përparuar.

25-vjeçari raportoet se ka pranuar transferimin në Londër pas tre viteve të kaluara te Leicester City.

Kontrata e mesfushorit belg me ‘Dhelprat’ skadon në verën e vitit 2023 dhe klubi bardhekaltër nuk dëshiron ta humbas me parametra zero.

Transferimi i mesfushorit belg në Emirates Stadium pritet t’i kushtojë Arsenalit rreth 40 milionë euro.

Tielemans ka treguar formë të lartë edicionin e fundit ku në 50 ndeshje zyrtare ka shënuar shtatë gola e ka asistuar në pesë të tjerë.

Kujtojmë që ditë më parë Arsenali kompletoi edhe transferimin e mesfushorit portugez Fabio Vieira nga Porto për 40 milionë euro.

Share This Article