Arsim Bajrami: Kosova duhet të shmangë debatet për shkëmbim territorial

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nënkryetar i PDK-së, Arsim Bajrami ka thënë se Kosova nuk duhet të dialogojë me Serbinë për çështje të territoreve, si dhe nuk duhet të pranojë asociacion jashtë legjislacionit aktual.

“Është krejt jokorrekte që Kosovës t’i krijohen kushte shtesë. Kështu që Kosova duhet të shmangë debatet për shkëmbim territorial, si dhe Kosova duhet të shmangë asociacion jashtë legjislacionit aktual. Kjo është një kthim mbrapa dhe një kontestim i shtetësisë”, ka thënë Bajrami në RTK.

Sipas tij, Samiti i Berlinit do ta kthejë dialogun në sfond real. Bajrami ka theksuar se serbët në Kosovë kanë shumë të drejta dhe janë të mbrojtur nga shteti i Kosovës.

Share This Article