ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 8 hours ago
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video) 9 hours ago
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video) 9 hours ago
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video) 9 hours ago
Plani i ri i Trumpit: Europa në plan të dytë, afrime me Italinë, Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë 9 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Arsimi në gjuhën shqipe në Zvicër, firmoset marrëveshja, Ambasada shqiptare: Së bashku do të ofrojmë platformë më të gjerë

albnews by albnews
17 March, 2024
in Kosova
0
Arsimi në gjuhën shqipe në Zvicër, firmoset marrëveshja, Ambasada shqiptare: Së bashku do të ofrojmë platformë më të gjerë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Sot në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Bernë është firmosur marrëveshja për bashkim mes “Shkollës Shqipe” në Zvicër dhe Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër. Kjo marrëveshje vjen pas disa takimeve mes Ambasadorëve shqiptarë dhe drejtueseve të shkollave shqipe në Zvicër. Ambasada e Shqipërisë në Zvicër bën të ditur se ky hap ka në fokus mbrojtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe, duke nisur nga mësuesit dhe nxënësit shqiptarë në Konfederatën e Zvicrës, duke premtuar një të ardhme më të ndritur për brezat e rinj.

Marrëveshjen për bashkim e kanë firmosur dy drejtuesit e shkollave shqipe Vaxhid Sjediu nga “Shkolla Shqipe” dhe Liburn Mehmetaj nga LAPSH në prani të Ambasadorit të Shqipërisë, Mustafa Nano, të KS-së, Ambasadorit të Kosovës, Sami Ukelli, të Maqedonisë së Veriut, Rexhep Demiri, Ministres së Arsimit të Kosovës, Arbërie Nagavci, përfaqësueseve të shkollave shqipe nga kantonet, si dhe mësueseve të shkollave shqipe.

RelatedPosts

Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës

Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK

Bizneset e Kosovës po vijnë drejt Shqipërisë

“Pas disa takimeve mes Ambasadorëve shqiptarë dhe drejtueseve të shkollave shqipe në Zvicër, sot (17.03.2024), në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Bernë është firmosur marrëveshja për bashkim mes “Shkollës Shqipe” në Zvicër dhe Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër. Ky hap i madh i cili vjen me iniciativë të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bernë ka në fokus ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe, duke nisur nga mësuesit dhe nxënësit shqiptarë në Konfederatën e Zvicrës, duke premtuar një të ardhme më të ndritur për brezat e rinj.

Së bashku, do të ofrojmë një platformë më të gjerë arsimore, duke integruar stafet mësimore dhe rritur numrin e nxënësve dhe cilësinë e mësimit. Marrëveshjen për bashkim e kanë firmosur dy drejtuesit e shkollave shqipe z.Vaxhid Sjediu nga “Shkolla Shqipe” dhe z.Liburn Mehmetaj nga LAPSH në prani të Ambasadorit të RSH-së, z.Mustafa Nano, të RKS-së, z.Sami Ukelli, të RMV-së, z.Rexhep Demiri, Ministres së Arsimit të RKS-së, znj.

Arbërie Nagavci, përfaqësueseve të shkollave shqipe nga kantonet, si dhe mësueseve të shkollave shqipe. Po ashtu në mbështetje të këtij bashkimi kanë firmsour dhe tre Ambasadorët. Ky është një ogur i mirë, pasi ky vit është shpallur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë si “Viti i Gjuhës Shqipe” dhe Ambasada shpreson se që nga fillimi i vitit shkollor 2024/2025, të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit do të fillojnë një epokë të re për arsimin shqip në Zvicër. Të mos harrojmë asnjëherë se, gjuha nuk është thjesht një mjet komunikimi por mbi të gjitha është një simbol i unitetit dhe fuqisë tonë ripërtëritëse si komb”, thuhet në deklaratën e Ambasadës shqiptare në Zvicër.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

13 December, 2025
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

13 December, 2025
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

13 December, 2025
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result