Njohësit e çështjeve politike po e cilësojnë kërkesën e presidentit serb si të orkestruar.
Drejt shtetit të Kosovës mori rrugë dy vite më parë për një vizitë.
E një të ngjashme e planifikoi edhe këto ditë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi.
Pak ditë pasi kërcënoi për luftë me Kosovën, Vuçiqi ju drejtua institucioneve të saj me një kërkesë për vizitë.
Kërkesë për të ardhur në Kosovë pati edhe ministri i mbrojtjes, Aleksandër Vulini, shefi i mëparshëm i të ashtuquajturës, Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriqin, si dhe shefin aktual të të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Për të gjithë ata, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka një JO për përgjigje.
Sipas një komunikate të lëshuar për media nga ministria, kjo kërkesë në këtë periudhë është ofendim.
Madje Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka shtyrë vizitën e paralajmëruar në Serbi për një kohë tjetër.
E këtë kërkesë të Vuçiqit, njohësit e çështjeve politike po e konsiderojnë si të orkestruar.
Sipas Abdullahut, Vuçiqi do ta shfrytëzojë këtë situatë kundër Kosovës në procesin e dialogut.
Sipas Faton Abdullahut Vuçiqi veprime të ngjashme kishte marrë edhe paraprakisht.
Ndërkohë Nexhmedin Spahiu thotë se të gjitha veprimet e institucioneve të dy shteteve, duhet të jenë reciproke.
Në vizitën e fundit në Kosovë presidenti serb Aleksandër Vcuiq, nuk ishte pritur aspak mirë nga banorët e Skënderajt, dy vite më parë.
Ata bllokuan rrugët që çojnë në fshatin Banjë të Skenderajt, për të pamundësuar vizitën e paralajmëruar të presidentit serb në këtë lokalitet të banuar nga komuniteti serb.