ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Plan sekret lufte, Gjermania gati 800 mijë trupa përballë kërcënimit rus 9 hours ago
Shpërthimi me tritol në Vlorë/ Lënda plasëse në portën e banesës së nënës së Gentian Zotos 9 hours ago
U kapën me 47 kg kanabis në makinë/ Arrestohen dy shqiptarët në Igumenicë 9 hours ago
Vrasja e biznesmenit, policia njoftim zyrtar: 43-vjeçari u gjet i vrarë në automjetin e parkuar 9 hours ago
DETAJE/ Vrasja e biznesmenit të karburantit në Elbasan, u qëllua me dy plumba në kokë në makinë! 9 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Arsyet e ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë sipas Putinit

albnews by albnews
24 February, 2022
in Bota
0
Arsyet e ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë sipas Putinit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Fjalimi televiziv i presidentit rus Vladimir Putin të mërkurën (23 shkurt) në të cilin ai urdhëroi trupat ruse të fillonin operacionet ushtarake në Ukrainë është një mundësi për ta parë operacionin ushtarak rus në Ukrainë nga perspektiva e tij. Narrativa e Putinit bazohet kryesisht në tezën se regjimi ukrainas është i ideologjisë naziste dhe po kryen gjenocid kundër rusëve etnikë në Ukrainë.

Duke iu referuar paraqitjes së tij të mëparshme televizive në të cilën ai njohu pavarësinë e të ashtuquajturave republika të Donets dhe Lugansk, Putin tha:

RelatedPosts

Plan sekret lufte, Gjermania gati 800 mijë trupa përballë kërcënimit rus

Më shumë se 600 të vdekur në Indonezi dhe Tajlandë pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut – dhe Sri Lanka raporton më shumë se 200 vdekje nga cikloni

Lufta e fundit në Ukrainë: Rubio thotë se u zhvillua një takim ‘shumë produktiv’ për bisedimet e paqes midis SHBA-së dhe Ukrainës

Siç thashë në fjalimin tim të mëparshëm, nuk mund të bëjmë sikur nuk e shohim atë çfarë po ndodh atje. Ishte e pamundur të durohej e gjithë kjo. Ishte e nevojshme të ndalohej menjëherë ky makth – gjenocidi kundër miliona njerëzve që jetojnë atje, të cilët mbështeten vetëm tek Rusia, shpresojnë vetëm tek ne. Ishin këto aspirata, ndjenja, dhimbje të njerëzve që u bënë për ne motivi kryesor që na shtyu të njohim republikat popullore të Donbasit.

Ajo që unë mendoj se është e rëndësishme të theksohet më tej. Për të arritur qëllimet e tyre, vendet kryesore të NATO-s mbështesin në çdo gjë nacionalistët ekstremë dhe neo-nazistët në Ukrainë, të cilët, nga ana tjetër, nuk do t’ua falin kurrë banorëve të Krimesë dhe Sevastopolit për zgjedhjen e tyre të lirë – ribashkimin me Rusinë.

Putin shton se liderët ukrainas, të cilët ai i quan “bashkëpunëtorë të Hitlerit” kanë plane për të rimarrë me forcë Krimenë dhe Donbasin dhe në një moment mund të përdorin armë bërthamore.

Ata, natyrisht, do të ngjiten në Krime dhe ashtu si në Donbas, me luftë, për të vrarë, siç vranë njerëz të pambrojtur bashkëpunëtorët e Hitlerit gjatë Luftës së Madhe Patriotike. Ata deklarojnë hapur se pretendojnë një sërë territoresh të tjera ruse.

E gjithë rrjedha e ngjarjeve dhe analiza e informacionit të ardhur tregon se përplasja e Rusisë me këto forca është e pashmangshme. Është vetëm çështje kohe: po bëhen gati, po presin kohën e duhur. Tani ata gjithashtu pretendojnë se posedojnë armë bërthamore. Ne nuk do të lejojmë që kjo të bëhet.

Putin shpjegon pse vendosi të urdhërojë “një operacion special ushtarak”.

Qëllimi i tij është të mbrojë njerëzit që i janë nënshtruar bullizmit dhe gjenocidit nga regjimi i Kievit për tetë vjet. Dhe për këtë ne do të përpiqemi për çmilitarizimin dhe denazifikimin e Ukrainës, si dhe vënien para drejtësisë të atyre që kryen krime të përgjakshme kundër civilëve, përfshirë qytetarët e Federatës Ruse.

Qeveria amerikane ka aluduar se Kremlini po përgatit lista të ukrainasve që do të vriten ose do të vendosen në kampe. Në këto lista mendohet të ketë edhe gazetarë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Plan sekret lufte, Gjermania gati 800 mijë trupa përballë kërcënimit rus

Plan sekret lufte, Gjermania gati 800 mijë trupa përballë kërcënimit rus

30 November, 2025
Shpërthimi me tritol në Vlorë/ Lënda plasëse në portën e banesës së nënës së Gentian Zotos

Shpërthimi me tritol në Vlorë/ Lënda plasëse në portën e banesës së nënës së Gentian Zotos

30 November, 2025
U kapën me 47 kg kanabis në makinë/ Arrestohen dy shqiptarët në Igumenicë

U kapën me 47 kg kanabis në makinë/ Arrestohen dy shqiptarët në Igumenicë

30 November, 2025
Vrasja e biznesmenit, policia njoftim zyrtar: 43-vjeçari u gjet i vrarë në automjetin e parkuar

Vrasja e biznesmenit, policia njoftim zyrtar: 43-vjeçari u gjet i vrarë në automjetin e parkuar

30 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result