ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Opozita nderon Fatos Nanon, të pranishëm Mediu, Duka, Gjekmarkaj, Noka dhe Basha 2 hours ago
Edi Rama në homazhet për Fatos Nanon: Sa të paskan dashur e admiruar! 2 hours ago
Homazhet për Fatos Nanon, flet bashkëshortja Xhoana Nano: E dashurova jo vetëm si person! 2 hours ago
Slot flet pasi Liverpooli i dha fund serisë së humbjeve: Ishim me fat 4 hours ago
Sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut 4 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Popular

Arsyet psikologjike se përse disa gra tërhiqen nga ‘kriminelët’

albnews by albnews
2 November, 2025
in Popular, Show - Biz
0
Arsyet psikologjike se përse disa gra tërhiqen nga ‘kriminelët’
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Burrat shumë të këqij, si vrasësit serialë dhe kriminelët, mund të duken magjepsës kur i dëgjojmë në podkaste apo lexojmë për ta në libra.

RelatedPosts

Muzika e parë e njerëzimit – Nga flauti prehistorik te pianoja klasike

William dhe Kate zhvendosen në Forest Lodge, një shtëpi me tetë dhoma gjumi

Plani i Farage për të hequr lejen e qëndrimit të pacaktuar do të “shkatërronte reputacionin e Mbretërisë së Bashkuar” dhe do të bllokohej në gjykatë, thonë avokatët

Në fakt, një studim nga “Pew” tregoi se 34% e dëgjuesve të podkasteve preferojnë zhanrin “krim i vërtetë”. Por kur mësojmë që një grua ka shkëmbyer letra me një vrasës apo ndjen tërheqje romantike ndaj një vrasësi serial, ne fillojmë të vëmë në pikëpyetje zgjedhjet, jetën dhe mënyrën si është rritur ajo. Ja cilat janë disa arsye psikologjike pse një grua, edhe “normale” qoftë, mund të dojë të flasë me një vrasës:

Ajo është e magjepsur nga vëmendja mediatike që merr vrasësi

Shumë vrasës serialë veçanërisht ata që kanë kryer krime të dhunshme që janë bërë lajm tërheqin vëmendjen e grave. Ekspertët besojnë se disa gra mund të kërkojnë famë nëpërmjet lidhjes me këta burra.

Ajo beson se mund ta rehabilitojë vrasësin dhe “ta zbusë”

Shumë profesionistë të shëndetit mendor besojnë se gratë që duan të flasin me vrasësit po përmbushin një nevojë të parealizuar. Sipas kërkimeve të vitit 2010, disa gra mendojnë se mund të shohin përtej sjelljes së dhunshme dhe të shërojnë njeriun që “është produkt i mjedisit të tij”.

Ajo ndjen siguri sepse e di gjithmonë ku ndodhet ai

Oscar Ray Bolin Jr., një vrasës serial që përdhunoi dhe vrau tri gra në Florida në vitin 1986, u martua me avokaten e tij mbrojtëse, Rosalie Martinez. Ajo ishte e martuar dhe kishte katër fëmijë, por pasi takoi Bolin-in, e la burrin dhe u martua me të përmes telefonit në vitin 1995. Martinez besonte në pafajësinë e tij dhe vendosi të luftonte për “drejtësinë” e tij.

Marrëdhënia nuk ka kërkesat e një lidhjeje tradicionale

Kur partneri është në burg, nuk ka takime të përditshme, as përgjegjësi të zakonshme të një marrëdhënieje. Kjo i tërheq ato që nuk ndihen rehat në lidhje të zakonshme.

Janë të fiksuara ose të magjepsura nga vrasësit

Ashtu si njerëzit që fiksohen pas një ylli kinemaje, disa gra “dashurohen” me vrasës serialë. Është një formë adhurimi ekstrem që i shtyn drejt një marrëdhënieje imagjinare.

Kanë vetëvlerësim të ulët

Gratë që tërhiqen nga vrasësit shpesh vuajnë nga mungesa e vetëvlerësimit. Ato ndihen të padukshme, të pavlera dhe kërkojnë vëmendje, njohje ose ndjenjën se janë “të veçanta” për dikë madje edhe nëse ai është një kriminel famëkeq.

Nuk arrijnë të gjejnë dashuri në mënyra të zakonshme.
Disa gra ndihen të shtyra nga nevoja të pavetëdijshme për të “shëruar” dikë me të meta të rënda si mënyrë për të përballuar plagët emocionale nga fëmijëria e tyre.

Janë të shmangura në aspektin e dashurisë për shkak se nuk arrijnë të përjetojnë lidhje intime të plota, ato kërkojnë marrëdhënie që nuk mund të plotësohen fizikisht. Ndalesat e kontaktit fizik në burg e rrisin për to ndjesinë e lidhjes emocionale.

Ato besojnë se dashuria e tyre mund ta shndërrojë vrasësin nga një njeri i dhunshëm, tinëzar dhe pa ndjenja, ai do të bëhet i kujdesshëm dhe dashamirës falë dashurisë së saj. Kjo është një fantazi shpëtimi që disa gra besojnë fort.

Ndihen të tërhequra ose të eksituara nga rreziku. Ky është termi për tërheqjen ndaj personave që kanë kryer krime të rënda. Nuk ka nevojë që vrasësi të jetë fizikisht tërheqës. Për shembull Henry Lee Lucas një vagabond me një sy që rrëfeu qindra vrasje pati shumë adhuruese. Një grua e martuar madje u shtir sikur ishte ish-e dashura e tij e vdekur për ta ndihmuar të dilte nga burgu. Pavarësisht se sa e pakuptueshme duket për pjesën më të madhe të njerëzve, disa gra ndihen emocionalisht të tërhequra nga burrat më të rrezikshëm, veçanërisht kur ata kanë edhe një lloj karizme apo famë mediatike. Ky shpesh është një pasqyrim i plagëve të tyre të brendshme./TAR

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Opozita nderon Fatos Nanon, të pranishëm Mediu, Duka, Gjekmarkaj, Noka dhe Basha

Opozita nderon Fatos Nanon, të pranishëm Mediu, Duka, Gjekmarkaj, Noka dhe Basha

2 November, 2025
Edi Rama në homazhet për Fatos Nanon: Sa të paskan dashur e admiruar!

Edi Rama në homazhet për Fatos Nanon: Sa të paskan dashur e admiruar!

2 November, 2025
Homazhet për Fatos Nanon, flet bashkëshortja Xhoana Nano: E dashurova jo vetëm si person!

Homazhet për Fatos Nanon, flet bashkëshortja Xhoana Nano: E dashurova jo vetëm si person!

2 November, 2025
Slot flet pasi Liverpooli i dha fund serisë së humbjeve: Ishim me fat

Slot flet pasi Liverpooli i dha fund serisë së humbjeve: Ishim me fat

2 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result