ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta? 4 hours ago
Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026 4 hours ago
Shumë vetëvrasje në Shqipëri, në janar – nëntor 2025, 104 raste 4 hours ago
Fitoi finalen dhe bëri shqiponjën, sportisti shqiptar përjashtohet nga gara në shtetin fqinj 4 hours ago
SPAK i kap Agasit një pajisje përgjimi në zyrë – Emrat e të përgjuarve 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Art Agolli, shqiptari pas projektit gjigand të gjenetikës në Amerikë

albnews by albnews
10 November, 2022
in Albania, Bota
0
Art Agolli, shqiptari pas projektit gjigand të gjenetikës në Amerikë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Analizat gjenetike janë shumë të rëndësishme në parandalimin e shumë sëmundjeve dhe japin një ndihmë të madhe në trajtimin dhe gjetjen e terapive individuale për pacientë me sëmundje të rënda. Rëndësia e gjenetikës është vënë re edhe nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave në Stokholm, e cila këtë vit nderoi me çmimin ‘Nobel 2022 në Mjekësi’ gjenetistin suedez, Svante Pääbo.

Pikërisht në këtë fushë të gjenetikës, ka investuar edhe një shqiptar mjaft i njohur në Alberta dhe Kanada. Bëhet fjalë për Art Agollin,themelues dhe CEO i ”Equity Health Services”. ”Equity Health Services” po investon në krijimin e një nga qendrave më të mëdha gjenetike në Amerikën Veriore. Kjo qendër parashikohet të ketë platformën më të madhe të diagnostikimit dhe përpunimit të të dhënave gjenetike në Kanada dhe Amerikën Veriore.

RelatedPosts

Lamtumirë Ismet Bellova! Mbahen homazhet për komentatorin e njohur sportiv

Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta?

Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026

Ky projekt zhvillohet në bashkëpunim me qeverinë e provincës së Albertës dhe Universitetit të Albertës dhe Universitetit të Calgarit. ”Equity Health Services” ishte shumë aktiv përgjatë pandemisë së Covid-19, duke qenë një nga kompanitë më të mëdha të testimit të Covid në Kanada. Equity Health ka qenë gjithashtu një nga kompanitë kryesore në furnizimin e sistemit shëndetësor publik Kanadez. Gjate pandemisë Equity Health ngriti një nga laboratorët mikrobiologjikë më të mëdhenj privat në Kanada me kapacitet për 10,000 teste në ditë (COVID-19, infeksionet, gripin) ku janë punësuar 25 profesionistë dhe në staf ka edhe shqiptarë.

“Ne ishim në gjendje të krijonim një rrjet cilësor në mënyrë për të shpërndarë dhjetëra miliona pajisje mbrojtëse personale në një kohë shumë të vështirë në botë” është shprehur themeluesi i “Equity Health Services”, Art Agolli për gazetën kryesore kanadeze Globe and Mail.

Sistemi kanadez është publik dhe kompania “Equity Health Services” po bashkëpunon shumë me qeverinë qendrore dhe me autoritetin shëndetësor të Albertës. Gjenetika është në hapat e para të saj të para në Kanada, ku pritet të instalohet edhe platforma më e madhe si kapacitet, duke bashkëpunuar edhe me dy universitetet më të mëdha në Calgary si dhe me qeverinë provinciale te Albertës. Brenda kësaj qendre pritet të testohen qelizat kancerogjene, tumoret, sëmundjet e ndryshme hereditare. Z.Agolli shprehet se ka shumë dëshirë që kjo qendër t’i shërbejë dhe Shqipërisë apo Kosovës pasi këto kapacite atje nuk ekzistojnë për momentin dhe shqiptarët do të kenë mundësi të testohen pranë qendrës në Kanada, pa pasur nevojë të udhëtojnë për në Kanada. Teknologjia dhe kapciteti i qendrës do të mundësojnë që Shqipëria dhe Kosova të bëjnë studime gjenetike të popullsisë për të kuptuar predispozicionin gjenetik të popullsisë nga sëmundjet dhe të krijojnë politikë inteligjente të parandalimit të sëmundjeve dhe gjithë sistemit shëndëtsor. Qendra do tu ofrojë shqiptarëve një shërbim për kryerjen e testit të ADN-së për të krijuar një profil gjenetik individual e cila do të shërbejë për parandalimin e shumë lloje sëmundjesh si ajo e zemrës, gjenetiket, tiroiden, pothuaj të çdo sfere që ka të bëjë me shëndetin dhe Shqipërisë do t’i vijë në ndihmë mundësia që do t’i ofrojmë me këtë infrastrukturë. Konsumatori shqiptar do të ketë shërbim në gjuhën e tij dhe gjenetistët shqiptarë që mund të bashkëpunojnë me homologët kanadezë të qendrës për studime specifike në Shqipëri.

Gjenetika shikohet si një nga armët kryesore me të cilën mund të luftohen sëmundjet. Aktualisht kompanitë më të mëdha farmaceutike në botë janë në kërkim të geneve që janë përgjegjëse për shkaktimin e kancerave dhe këto gene shikohen si vendimtare në zbulimin e terapive të reja në kurimin e kancerit.

“Equity Health Services” po zgjeron kërkimin e tij shkencor edhe në aplikimet e AND-së edhe në agrikulturë apo tek kafshët.
Z. Agolli ka një histori të gjatë në fushën e sipërmarrjeve. Para “Equity Health Services”, ai ishte bashkëthemeluesi i Bankers Petroleum dhe disa kompani të tjera në teknologji të ndryshme përfshirë bioteknologjinë. /AMPress/

Bisedoi: Blerina Ruka

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta?

Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta?

22 December, 2025
Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026

Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026

22 December, 2025
Shumë vetëvrasje në Shqipëri, në janar – nëntor 2025, 104 raste

Shumë vetëvrasje në Shqipëri, në janar – nëntor 2025, 104 raste

22 December, 2025
Fitoi finalen dhe bëri shqiponjën, sportisti shqiptar përjashtohet nga gara në shtetin fqinj

Fitoi finalen dhe bëri shqiponjën, sportisti shqiptar përjashtohet nga gara në shtetin fqinj

22 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result