Komisari Artan Cuku i cili u vra në vitin 2017 është shpallur “Dëshmor i Atdheut”.
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshja në fjalën e tij tha se Cuku u vra nga një atentat i pabesë. Numri i lartë i dëshmorëve nga radhët e policisë duhe të jetë një thirrje për reflektim për gjithë shoqërinë dhe klasën politike, tha Lleshaj.
Sandër Lleshaj:
Artan Cuku mbylli jetën e tij të re pas një atentati të pabesë prej një dore kriminale në 8 prill 2017. Vrasësi i paguar i Artan Cukut u kap nga policia në 11 qershor 2017, ndërsa porositësi i krimit të shëmtuar është arrestuar në 29 dhjetor 2018 në Athinë ku pritet edhe ekstradimi drejt Shqipërisë ku do të përballet me drejtësinë.
Nga sot i bashkohet radhës së Dëshmorëve të Atdheut duke merituar respektin e gjithë shqiptarëve. Ne i shprehim respektin dhe mirënjohjen familjarëve të Artan Cukut. Me nderimin e Artan Cukut shprehim respektin për policinë dhe dëshmorëve të shumtë. Numri i lartë i dëshmorëve të policisë së shtetit duhet të shërbejë si thirrje për përkushtim dhe ndershmëri për çdo punonjës të saj. Ky numër i lartë dëshmorësh duhet të shërbejë edhe si thirrje për reflektim ndaj çdo shqiptari, ndaj shoqërisë, ndaj klasës politike. Policia ka nevojë për më shumë policë, por për asnjë dëshmor nga radhët e saj.