Arteta beson ende te titulli: S’ka mbaruar ende!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mikel Arteta këmbëngul se Arsenali është ende pretendent për titullin e Premier League-s, pavarësisht se e humbi kreun me fitoren e City-t 1-2 te Cityzens ndaj Fulhamit. Arteta tani dëshiron që Arsenali, i mundur 4-1 nga City javën e kaluar, të rikthehet te fitorja në sfidën me Chelsea-n, në “Emirates”, këtë të martën.

“Ne kemi arritur atë që ishte e vështirë për t’u arritur dhe ne ende mund ta fitojmë Premier League-n, sepse janë edhe pesë ndeshje përpara dhe shumë gjëra do të ndodhin”, tha spanjolli. “Tani gara për titull nuk është më në duart tona. Ne duhet të përpiqemi të fitojmë ndeshjet që na kanë mbetur dhe pjesa tjetër i takon City-t. Ajo që duhet të bëjmë është të harrojmë atë që ndodhi javën e kaluar dhe të fitojmë derbin e Londrës”. Arteta nuk harron të kujtojë që Arsenali i tij ka siguruar tashmë pjesëmarrjen në Champions, që për të është një arritje e madhe. “Jam jashtëzakonisht krenar dhe falënderues për të gjithë ata që kanë kontribuar në kthimin tonë në Champions.”

Share This Article