Artistë britanikë e shqiptarë skicojnë realitete vizionare mbi ishullin e Sazanit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Artistë britanikë dhe shqiptarë, skicojnë realitete vizionare mbi ishullin e ndaluar të Sazanit.

Zëvendësambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Jason Ivory dhe Drejtori i British Council Albania  Angus Bjarnason përuruan ekspozitën “Ishulli i Gjembave”, hapur tek “Galeria e Bregdetit” në Radhimë, bëri të ditur ambasada britanike në Tiranë.

Veprat e 10 artistëve britanikë dhe ballkanas eksplorojnë subjekte të lëna pas dorë dhe përherë e më akute, si mjedisi, ekologjia, ndryshimet klimatike, kolonizimi dhe qëndrueshmëria.

Kjo nismë është ankoruar në vetëdijesimin e shtuar të rolit përherë e më të rëndësishëm që hapësirat artistike kanë në komunitetet tona, duke e përdorur artin si një mjet elokuent për ndryshim shoqëror.

Ekspozita është e hapur deri më 8 gusht 2021./ASH/ 

Share This Article