Artistët përfshirë Adele, Elton John dhe Harry Styles thuhet se kanë refuzuar të performojnë në kurorëzimin e ardhshëm të Mbretit Charles III.
Ekspertët besojnë se askush nuk dëshiron të performojë, sepse ata do të lidhen me monarkinë. “Familja mbretërore është përballur me një sërë katastrofash në PR kohët e fundit dhe kushdo që performon në shfaqje do të duhet të mendojë nëse do të kishte një reagim nga shfaqja në mesin e fansave të tyre,” u shpreh Simon Jones për “Rolling Stone“.
Të tjerë mendojnë se bashkimi me Charles do ndikonte në karrierat e tyre. “Për ta tani, tregimi është me të vërtetë i rëndësishëm,” tha Meg, një drejtuese e një kompanie PR muzikore. “Me Mbretëreshën Elizabeth II do ishte fantastike dhe magjepsëse për disa njerëz. Charles nuk shton asgjë. Nuk ka një trashëgimi të tij. Do transmetohet në televizion, kështu që shumë njerëz do t’i dëgjojnë këngët , por për sa i përket strategjisë afatgjatë të PR, nuk e di nëse performanca do t’i shtonte pozitivitet narrativës së një artisti, përveç nëse ata doishin fort pro monarkisë.”
Shumë nga skandalet e familjes mbretërore kanë qenë tituj të lajmeve gjatë viteve të fundit, gjë që mund të shpjegojë pse kaq shumë këngëtarë po distancohen pas ndarjes nga jeta të Mbretëreshës shtatorin e kaluar. Dalja mbretërore e Princit Harry dhe Meghan Markle ka shkaktuar tension mes tyre dhe mbretit, veçanërisht pasi Duka i Sussex në librin e tij “Spare”, deklaroi se vëllai i tij, William, e kishte sulmuar fizikisht atë . Markle, nga ana e saj, ka bërë gjithashtu akuza duke i thënë Oprah Winfrey në vitin 2021 se një anëtar i familjes mbretërore shprehu shqetësime për ngjyrën e lëkurës së djalit të saj Archie.