Artisti kosovar krijon portretin e veçantë të Joe Biden

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Derisa vëmendja e botës është kthyer nga ceremonia e inaugurimit të Presidentit të Amerikës, Joe Biden, një artist kosovar ka krijuar një portret të tij duke përdorur drithëra dhe fara.

Alkent Pozhegu ka thënë se këtë punë artistike e ka bërë për ta falënderuar Biden për rolin e tij ndihmues për Kosovën dhe mbështetjen e vazhdueshme,

45 vjeçari Pozhegu ka përdorur 120 kilogramë të drithërave, misrit, fara luledielli, oriz dhe fasule, raporton EuroNews, transmeton Gazeta Express.

“Shpresoj, që me kohën, që do të bëj diçka edhe më të madhe sepse ai [Biden] e meriton këtë. Ai ka qenë kontribuues i rëndësishëm për shtetndërtimin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Pozhegu.

Biden është tejet i njohur për kosovarët, pasi që ka kritikuar ashpër politikat e ish Presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq.

Share This Article