Artizanati i duarartave lumjane, “Katarsis Artizanat” sjell traditën e kahershme

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Janë tingujt burimore e këngë dasme të Lumës e që janë përcjellë brez pas brezi. Ashtu si dikur në dasmat tradicionale u mblodhën edhe sot një grup artizanesh duararta të Lumës duke sjellë këngët tipike lumjane por edhe përvojën e tyre në endjen e sixhadeve, qilimave e punët e dorës. Hate Ora është njëra prej tyre e cika rrëfen jo vetëm përvojën e saj shumë vjeçare si mjeshtre e artizanatit por edhe nxitjen për të përcjellë ndër breza këtë traditë.

Po shohim një traditë që po gjallërohet çdo ditë dhe më shumë dhe me brezat e rinj”, u shpreh artizania Hate Ora.

Ajo ka nxjerrë ndër vite breza të tërë artizanesh e për këtë ndjehet mjaft mirë.

Plotë kanë dal prej duarve të mia dhe ja kam dhënë zanatin me shpirt”, tha ajo.

Hersi Matmuja, këngëtare kuksiane e njohur në skenën shqiptare por edhe evropiane është organizatore e këtij aktiviteti, ndaj ndjehet mjaft mirë mes këtyre grave  e vajzave që e ruajnë me fanatizëm këtë traditë.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të festivalit “Gjalica International Festival” dhe është një aktivitet që lartëson artizanatin dhe artizanet e Kukësit”, u shpreh këngëtarja.

“Artizanati Katarsis” ishte një ndër aktivitetet e shumta kulturore që po zhvillohen në Kukës në kuadër të “Gjalica International Festival”.

Share This Article