Vijnë, shikojnë, bëjnë foto dhe largohen pa shpenzuar asgjë. Kështu shprehen tregtarët e pazarit në Gjirokastër kur i pyet se si u ka vajtur ku sezon turistik.
Sezoni turistik në Gjirokastër edhe pse me numër të konsiderueshëm turistësh, duket se ka lënë të zhgënjyer shitësit e suvenireve apo objekteve artizanale në pazarin e pjesës historike të qytetit. Shumica e këtyre tregtarëve janë në unison kur thonë që këtë verë shitjet janë shumë të dobëta duke i krahasuar me ato të vitit2020, kur ende nuk kishte kaluar pandemia e Covid 19.
Sipas tregtarëve çmimet dhe shërbimi ndaj klientëve nuk ka ndryshuar prej vitesh.
Sipas tregtarëve të pazarit në Gjirokastër, në një qytet turistik siç është Gjirokastra nëse nuk shpenzohet nga vizitorët atëherë do ta kenë shumë të vështirë që të mbajnë në nivelin e duhur shërbimin dhe standardin që kërkon koha.