Shpallja “non grata” e ish-kryeministrit Sali Berisha nga Departamenti Amerikan i Shtetit ditën e djeshme, ishte një lajm jeohana e të cilit i tejkaloi kufijtë gjeografik të Shqipërisë.
Reagimeve të shumta mbi këtë vendim të paprecedentë në historinë 30-vjeçare të demokracisë shqiptare, i është shtuar dhe ajo e ish-ambasadorit amerikan në Shqipëri, Alexandre Arvizu.
Arvizu në një prononcim për MCN deklaroi se vendimi ishte një bombë për politikën shqiptare.
“Vendimi ishte një bombë për politikën shqiptare”, tha shkurtimisht Arvizu.
Kujtojmë se ish-ambasadori Alexander Arvizu e quajti ish-kryeministrin Berisha “burrë shteti” pas protestave të 21 Janarit 2011, ku humbën jetën 4 qytetarë si pasojë e të shtënave nga Garda e Republikës.
Në reagimin zyrtar të ditës së djeshme, DASH-i deklaroi se Berisha, në cilësinë e Kryeministrit të Shqipërisë, ka qenë i përfshirë në “veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”.
Ndërkohë nga ana tjetër Berisha i është përgjigjur edhe dje kësaj deklarate nga Blinken duke theksuar se në 30 vite karrierë në politikë nuk ishte akuzuar asnjëherë për korrupsion.