As sot nuk ka marrëveshje mes LVV-LDK

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas dy javësh që nga takimi i fundit, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i janë kthyer sërish tavolinës së bisedimeve.

Nga takimi i paparalajmëruar e i cili ka zgjatur rreth tri orë, asnjëri nga liderët nuk kanë pranuar të shpalosin detaje.

Derisa ishte duke u larguar nga Kuvendi i Kosovës, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se nuk ka qenë i hidhëruar me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Para takimit me LDK-në, Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur mbledhjen e kryesisë së saj.

Pas mbledhjes, zyrtarët e Vetëvendosjes, nuk treguan nëse do të dërgojnë te Presidenti propozimin për mandatar, gjë për të cilën edhe ishin mbledhur për të diskutuar.

Megjithëkëtë, kryetari i saj, Albin Kurti, paralajmëroi se anëtarët e kryesisë së Vetëvendosjes, do të mblidhen sërish të mërkurën.

Po të mërkurën pritet edhe vazhdimi i takimit mes Kurtit e Mustafës.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, për herë të fundit janë takuar, më 24 dhjetor, dy ditë para konstituimit tëe Kuvendit.

Në atë takim ishte bërë i qartë dështimi i marrëveshjes mes palëve.

Share This Article