Asambleja e PS miraton kandidaturën për zgjedhjet në Bashkinë e Kukësit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Asambleja e PS ka miratuar kandidaturën e Albert Halilajt për garën elektorale në Bashkinë e Kukësit, e cila do të mbahet në 24 shtator.

Lajmin e bëri të ditur drejtuesi politik i qarkut të Kukësit, Pandeli Majko, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

“Vështirsia është sfidë dhe jo pengesë për familjen tonë! Do ja dalim!”, ka shkruar mes të tjerave Majko.

Këto zgjedhje në Kukës vijnë pas dorëheqjes së ish-kryebashkiakut socialist, Safet Gjici, i cili u përfshi në një skandal seksual.

Reagimi i Majkos:

Sot, asambleja e Partisë Socialiste miratoi kandidaturën e Albert Halilaj! Shtabi elektoral bëri mbledhjen e parë!

Vështirsia është sfidë dhe jo pengesë për familjen tonë! Do ja dalim!

Share This Article