Asambleja Kombëtare e PS-së mblidhet me 22 korrik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri, Edi Rama, ka mbledhur sot Kryesinë e Partisë Socialiste, për një analizë e votave në zgjedhjet vendore të 30 Qershorit.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PS-së është caktuar 22 korriku për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare.

Partia Socialiste në Shqipëri fitoi 61 bashkitë e këtij vendi në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, të cilat u mbajtën pa opozitën.

Në 31 nga 61 bashkitë, Partia Socialiste ka qenë pa asnjë kundër-kandidat, ndërsa në 30 të tjerat kanë garuar kandidatë të pavarur apo kandidatë të partive të vogla.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili i ka anuluar zgjedhjet e së dielës përmes shfuqizimit të dekretit të mëparshëm për këtë ditë, ka caktuar një datë të re të zgjedhjeve lokale në vend.

Ai ka dekretuar 13 tetorin si ditë kur qytetarët e Shqipërisë do të votojnë për kryetarët e bashkive të tyre./Ora News/

Share This Article