Asani: Pa eufori, kemi edhe tre finale për të luajtur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Jasir Asani ishte figura kryesore e fitores së madhe të Shqipërisë ndaj Polonisë me rezultat 2-0 duke siguruar tri pikë që na shndërruan në liderin e grupit E me 10 pikë pas pesë ndeshjeve.

Asani është shprehur shumë i lumtur për golin e shënuar, por ka kërkuar vetëpërmbajtje për të vazhduar drejt synimit për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian që zhvillohet vitin e ardhshëm.

“Jemi në vend të parë. Kemi dhe tri finale. 3 FINALE. Pa eufori, por ëndrra jonë është vetëm një: FINALET E “GJERMANI 2024”.

Këtë gol ia dedikoj familjes sime dhe të gjithë shqiptarëve në të gjithë botën. Por kryesisht trajnerit Silvinjo, ai i cili besoi tek unë.

Faleminderit Mister, faleminderit Shqipëri. Bashkë drejt “Gjermani 2024”, ka shkruar Asani në “Facebook”.

Sfidën e radhës në këto kualifikuese, Shqipëria do ta zhvillojë më 12 tetor në Tiranë kundër Çekisë.

Share This Article