Asensio dhe Militao mbajnë “gjallë” La Ligën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Real Madrid ka bërë detyrën në javën e 30 të kampionatit spanjoll, duke mundur me rezultatin e pastër 2-0 Celta Vigon dhe duke shkurtuar momentalisht në 8 pikë diferencën me Barcelonën kryesuese, që do të luajë të dielën ndaj Atletico Madrid.

Asensio në pjesën e parë dhe Militao në të dytën ishin autorët e golave për ekipin e drejtuar nga Carlo Ancelotti.

Me golin e sotëm, qendërmbrojtësi brazilian bëhet mbrojtësi me më shumë gola të shënuar me kokë këtë sezon (6) në 5 kampionatet më të forta të Evropës.

Share This Article