Asete ruse në vlerë të 68 miliardë eurove janë ngrirë nga BE, shumica në Belgjikë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bashkimi Evropian ka ngrirë një total prej 68 miliardë eurosh të aseteve ruse, shumica e të cilave janë në Belgjikë, sipas një dokumenti të brendshëm të Komisionit Evropian të parë nga Politico.

Nga një total prej 68 milionë eurosh fonde të ngrira ruse, Belgjika zë 50 miliardë, e ndjekur nga Luksemburgu me 5.5 miliardë euro.

Kur Belgjikës dhe Luksemburgut i bashkohen Italia, Gjermania, Irlanda, Austria dhe Franca, të gjitha ato përbëjnë më shumë se 90 për qind të aseteve të ngrira të qytetarëve rusë në BE.

Megjithatë, Brukseli nuk e di se sa rezerva valutore kombëtare ruse janë të ngrira në Union, sipas kësaj media, raporton euronews.

Në dokumentin e brendshëm të Komisionit thuhet një shifër e përafërt prej 33.8 miliardë eurosh, por shtohet se “kjo aktualisht është duke u vlerësuar, ndaj nuk jepet shifra e saktë”.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm në Ukrainë më 24 shkurt duke shkaktuar viktima të shumta në radhët e civilëve.

Share This Article