Asfiksohen nga gazi dy të moshuar në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read

Dy të moshuar janë gjetur pa jetë në banesën e tyre në fshatin Rrapëz të Lushnjës. Sipas Policisë ata dyshohet se kanë humbur jetën për shkak të asfiksisë nga gazi.

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:40, në fshatin Rrapëz, Lushnjë, janë gjetur në banesën e tyre, pa shenja jete, shtetasit L. K., 90 vjeç dhe Q. K., 81 vjeçe, të cilët dyshohet se kanë ndërruar jetë për shkak të asfiksisë nga gazi.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Share This Article