ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne 13 hours ago
Tritol në hotelin e Vangjush Dakos 14 hours ago
“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen 15 hours ago
Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali 15 hours ago
Opozitari serb/ Ponosh: Vuçiç është një kufomë politike 17 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Asgjë s’e minimizon trashëgiminë e Handkes me Milosheviqin

albnews by albnews
20 October, 2019
in Bota
0
Asgjë s’e minimizon trashëgiminë e Handkes me Milosheviqin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Peter Handke asnjëherë nuk hoqi dorë prej besimit të tij mushkërishte se gjuha është thjesht një set trillimesh dobësuese që përdoret për ta fshehur njëmendësinë.

Në vitet ’80, ai kuturiste jashtë mendjes së karaktereve të tij asisoj sa për t’iu ofruar lexuesve evokime të krehura bukur të peizazheve natyrore.

Njësoj si Heideggeri, Handke tani mëtonte se dëshironte të zgjonte te lexuesit e tij një ndjesi të re të “misterit të qenies”. Për këtë qëllim, ai i bënte krijimet e tij fiksionale të udhëtonin nëpër vende në të cilat ndjesimet e reja të njëmendësisë së jashtme do t’u mundësonin atyre të tejkalonin të menduarit racional dhe të angazhoheshin drejtpërdrejt në vetë sendet më shumë, sesa në nocionet e paramenduara që i kishin brendësuar nga gjuha.

RelatedPosts

Policia në Gjermani kap 400 kg drogë në portin e Hamburgut, vlera 17 milionë euro

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

Trump mes presionit për aneksimin e Bregut Perëndimor, Marco Rubio mbërrin në Izrael, takim me Netanyahun

Personazhet e tij janë më në fund të afta për të arritur çaste lumturie, por vetëm në një mënyrë iracionale kur ato kridheshin në fund të pragut të mendjes dhe merrnin pjesë, madje edhe për një çast, në procesin shpalosës të jetës.

Paçka se sajesat e ngushta të Handkes asnjëherë nuk sollën arsye të mjaftueshme që protagonistët e tij të pagjak të kapnin simpatinë e shumicës së lexuesve, këta kritikë dhe akademikë që tumirnin teorinë postmoderne kishin për çka të kremtonin. Për më tepër, stili i Handkes zotëronte një fuqi që disi vinte edhe nëpërmjet përkthimeve në anglisht.

John Updike fliste për shumicën e kritikëve kur vuri re: “Nuk mund të mohohet intensiteti i tij i vullnetshëm dhe qartësia e mprehtë e evokimit”. Kjo zotësi, bashkë me natyrën avangarde të të shkruarit të tij, e vendoste atë në radhët e para të shkrimtarëve bashkëkohorë. Pasi Handke me Wim Wendersin shkruan bashkërisht skenarin për filmin e suksesshëm “Der Himmel über Berlin” – që u realizua në Shtetet e Bashkuara si “Wings of Desire” (1988), që fitoi çmimin më të mirë për regjisor në Cannes në 1987 – nami i Handkes kishte arritur majat.

Kur erdhën vitet e nëntëdhjeta, dukej sikur Handke së shpejti do të veshte karrierën e tij me çmimin “Nobel” në letërsi. Në të vërtetë, kur bashkatdhetarja e tij Jelinek fitoi “Nobelin” e saj më 2004, ajo tha se Handke e meritonte atë më shumë se vetë ajo – dhe ajo mund të ketë pasur të drejtë. Akademia Suedeze kishte cituar Jelinekun për “zellin e saj të pazakontë gjuhësor”, për zbardhjen e “absurditetit të klisheve shoqërore dhe fuqive të tyre nënshtruese”. Nëse ky ishte standardi të cilin po e kërkonin vlerësuesit e “Nobelit”, Handke duhej të ishte njeriu i tyre. Nga viti 2004, Handke kishte më shumë se një dekadë që pleksej me Slobodan Milosheviqin dhe shkërmoqjen e Jugosllavisë. Këto angazhime politike do të bëheshin tatëpjeta e tij letrare.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne

Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne

13 September, 2025
Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

13 September, 2025
“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen

“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen

13 September, 2025
Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali

Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali

13 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result