ASH dhe BESA: Nuk bëjmë koalicion me BDI-në, do e lejmë në opozitë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa thonë se pas zgjedhjeve nuk do të pranonin që të bënin koalicion me BDI-në e Ali Ahmetit.

Në një intervistë për Gazetën Express, kreu i Besës, Bilall Kasami tha se BDI-ja do të ishte e keqja e domosdoshme për koalicionim ndërsa sipas tij, koalicioni pas zgjedhorë me Aleancën dhe Alternativën është i natyrshëm pasi që një gjë e tillë kërkohet edhe nga strukturat partiake.

Në vijë thuajse të njëjtë është edhe nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri i cili në një intervistë për Gazetën Express javën e kaluar, tha se BDI-ja nuk do të përmendet fare pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që pritet të mbahen këto muaj, e le më që ASH-ja të bëj koalicion me të, duke u përgjigjur në pyetjen se me kë partia e tij preferon që të bëj koalicion pas-zgjedhorë.

Aziri madje tha se Aleanca për Shqiptarët ka program voluminoz dhe domethënës për qytetarët e Maqedonisë dhe se ky program të jetë shtyllë e bisedimeve eventuale për të hyrë në Qeveri.

Sipas asaj që mbetet të nënkuptohet, nëse LSDM-Besa dhe koalicioni ASH-Alternativa fitojnë së bashku mbi 61 deputetë, BDI-ja dhe VMRO-DPMNE-ja do të mbeten në opozitë.

Nga ana tjetër BDI-ja thotë se partitë maqedonase nuk duhet të merren për bazë marrëveshjet e vitit 2016 kur nuk u respektua parimi fituesi me fituesin pasi që aso kohe ka qenë kohë tjetër. Të gjithë eksponentët e BDI-së tani bëjnë thirrje që të respektohet parimi fituesi me fituesin, përndryshe ata thonë se me çdo kombinim tjetër nuk do të respektohej vullneti i popullit.

Share This Article