ASH e përkrah propozimin që Afrim Gashi të jetë mandatar për Qeverinë e re

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Aleanca për Shqiptarët e përkrah propozimin e Hristijan Mickoskit, i cili e propozoi Afrim Gashin për mandatar.

Nënkryetari i ASH-së, Elmi Aziri sot në Kuvend tha se me siguri Mickoski ka parë kapacitete te Afrim Gashi që mundet t’i zgjidh të gjitha çështjet.

“Sigurisht z.Mickoski ka parë kapacitete te z.Afrim Gashi për ta zgjidhur edhe problemin e bllokadës nga ana e BE-së, edhe për zgjidhjen e çështjeve ekonomike, shëndetësore etj etj… Dhe e ka bërë një propozim të tillë, sigurisht që ne do ta përkrahim”, tha Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët.

Ndryshe, Hristijan Mickoski deklaroi sot se do të mbështeste propozimin që Afrim Gashi të jetë mandatar i ri në vend të Dimitar Kovaçeskit.

Mickoski madje u zotua se do të ndihmonte në sigurimin e votave të nevojshme që ky propozim të kalonte pa ndonjë problem.

Ndërsa nga Alternativa e Afrim Gashit, e falënderuan Mickoskin, por tha në se “ata aktualisht është në një proces i cili vijon dhe ende nuk ka përfunduar”.

Share This Article