ASH: Pushteti dështoi me menaxhimin e situatës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Aleanca për Shqiptarët ka akuzuar pushtetin për keqmenaxhim të situatës me koronavirusin.

Bekim Tateshi nga kjo parti tha se mungesa e infektologëve, epidemiologëve, reanimatologëve, mjeteve mbrojtëse elementare, kalimi nga mbrojtja defensive në mbrojtje ofensive kundër infektimit në tajming të vonuar shkaktoi sjellje të masave tepër rigoroze dhe rigide, gjë që solli më shumë kundër efekt sesa rezultate efikase duke shkaktuar te pacientët panik dhe ndjenjë pasigurie.

Tateshi tha se spitali Klinik në Tetovë nuk përmbush as kushtet elementare për përballim me virusin, ndërsa të njëjtin fat e ndajnë edhe spitali i Strugës, Dibrës e Kumanovës. Për këtë të fundit ASH-ja kërkon përgjegjësi nga drejtoresha për numrin e lartë të personalit mjekësor të infektuar me koronavirus

Share This Article