ASH: Qeveria LSDM-BDI ka dështuar në vaksinimin e popullatës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Koalicioni ASH-AAA akuzoi sot qeverinë për dështim total të imunizimit të popullatës.

Sipas këtij koalicioni, është e papranueshme që gjatë uikendit të mbyllen dyert e pikave të vaksinimit dhe qytetarët të detyrohen të shkojnë në vendet fqinje që të vaksinohen.

“Ndodhemi para Qendrës Sportive Boris Trajkovski në Shkup e cila është qendra më e madhe për vaksinimin e popullatës. Jo vetëm kjo qendër por edhe shumë të tjera në RMV gjatë vikendit ishin të mbyllura. Që për ne si koalicion kjo paraqet një hap të gabuar, amator dhe shumë të rrezikshëm”.

“Ky hap i pamatur i Ministrisë së Shëndetësisë detyroi shtetasit e saj të vaksinohen në shtete e regjionit, duke harxhuar mjete dhe kohë edhe përkundër që i paguajnë kontribute shtetit të tyre amë”, deklaroi Bekim Tateshi nga ASH.

Share This Article