Partia në pushtet në Maqedoninë e Veriut, VMRO DPMNE, ka reaguar për herë të parë për incidentin e ndodhur me presidenten Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit.
Sipas reagimit të tyre kjo nuk është hera e parë që presidentja Osmani shkelur procedurat. Në reagimin e tyre thuhet se askush nuk është mbi ligjin.
Sipas VMRO DPMNE dy rastet tjera kur kanë ndodhur incidentet në pushtet kanë qenë LSDM BDI dhe në atë kohë ministria e brendshme kishte heshtur.
Ata kanë prezantuar edhe procesverbalet nga sic thonë nga VMRO DPMNE shkeljet që ka bërë më herët presidentja e Kosovës Osmani.
Rasti i parë sipas tyre ka ndodhur më datë 16.09.2023 dhe i dyti i ngjajshëm me datë 9 tetor po të njëjtin vit.