‘Askush nuk është mbi ligjin’, Kim reagon për vendimin e qeverisë britanik

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë së Britanisë së Madhe, për ‘shënjestrimin’ e disa shqiptarëve, të cilët dyshohet se janë përfshirë në veprime kriminale dhe korrupsion.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kim është shpreuhur se kushdo që ka abuzuar me besmin e publikut për të pasuruar veten, duke u përfshirë në korrupsion dhe minuar demokracinë.

Diplomatja theksoi se askush nuk është mbi ligjin

“Ne e mirëpresim këtë veprim të rëndësishëm të Britanisë së Madhe. Ata që kanë abuzuar me besimin e publikut për të pasuruar veten dhe për të shtrembëruar sundimin e ligjit, pra ata që janë përfshirë në korrupsion të madh dhe minuar demokracinë, duhet të përballen me drejtësinë. Askush nuk është mbi ligjin”, shkroi Kim në Twitter.

https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1550111160942219264?s=20&t=PlNv7BG9TuDpLMiQh5jl5Q

Britania e Madhe ka vendosur ‘nën shënjestër’ disa shtetas shqiptarë, sipas saj janë të përfshirë në krim dhe korrupsion.

Lajmi është publikuar në faqen e qeverisë britanike. Në shkresën e të dërguarit të Posaçëm të kryeministrit britanik në Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, nënvizohet se kjo është “vala e parë e një serie veprimesh për të inkurajuar llogaridhënien dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë”.

Share This Article