Interi ka marrë fitoren e tretë në Serie A, teksa ka mundur 3-1 Cremonesen. Në fushën e lojës këtë të martë u fut edhe Asllani, i cili u aktivizua në minutën e 72-të.
Lajm i keq për Rejën është dëmtimi i Kumbullës, i cili e nisi ndeshjen e Romës ndaj Monzës si titullar, por la fushën e lojës pas dëmtimit.
Minuta pati edhe për Armando Brojën me Chelsean, që mori sërish një humbje, teksa u mposht pikërisht nga Southampton, ish-skuadra e Brojës me rezultatin 2-1.