Asllani do të largohet nga Interi, tre klube italiane pas tij

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
CHARLOTTE (United States), 30/06/2025.- Kristjan Asllani of Inter Milan in action during the FIFA Club World Cup 2025 match between Internazionale Milano and Fluminense in Charlotte, North Carolina, USA, 30 June 2025. (Mundial de Fútbol) EFE/EPA/JACOB KUPFERMAN

E ardhmja e Kristjan Asllanit duket larg Interit, mesfushori shqiptar po i numëron ditët e fundit si futbollist i Neroazzurëve.

Torino, Fiorentina dhe Bologna janë midis klubeve italiane që kanë shfaqur interes për Asllanin, por deri tani nuk ka asnjë ofertë zyrtare për Interin.

Mesfushori shqiptar ka refuzuar dy oferta nga jashtë Italisë, duke preferuar të vazhdojë karrierën në Serie A.

Një nga arsyet kryesore për këtë vendim është gjuha, si dhe dëshira për të qëndruar afër familjes dhe rrethit të tij shoqëror.

Asllani kërkon siguri për minutat e lojës në klubin e ri, në mënyrë që të ketë mundësinë të rritet dhe përmirësohet pa presion.

Ai dëshiron hapësirë për të bërë gabime dhe për të mësuar në një ambient të mbështetur.

Interi po pret ofertën për Asllanin, pasi synon të fitojë rreth 20 milionë euro nga shitja e tij.

Gjithsesi gjiganti italian mund ta lejoj largimin e tij edhe si huazim me të drejtë blerje. 

Share This Article