Asllani nuk është i vetmi, ja cilët janë 9 futbollistët e Interit që po bëhen gati për titullin e parë kampion në karrierë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kristjan Asllani po bëhet gati për festën më të rëndësishme të karrierës së tij në nivel klubesh. Interin e ndajnë pak pikë nga siguria matematikore e titullit kampion dhe për lojtarin shqiptar, padyshim që do të jetë një arritje e veçantë, që nuk e ka provuar më parë në karrierën e tij. Por ai nuk është i vetmi në grupin zikaltër.

Janë në fakt edhe 8 lojtarë të tjerë përveç Asllanit që nuk kanë fituar asnjëherë më parë titullin kampion, edhe mes atyre të cilët kanë shumë vite mes profesionistëve. Shembulli më konkret është Françesko Açerbi, i cili përtej faktit që ka një karrierë të gjatë në Itali, nuk ka ngritur asnjëherë lart trofeun më të lakmuar në futbollin vendas.

Pastaj janë dy emra me shumë peshë në grupin zikaltër, Hakan Çalhanollu dhe Federiko Dimarko, me këtë të fundit që do ta festojë edhe si një tifoz i çmendur zikaltër që është. Kësaj liste i shtohen Denzel Dumfris dhe Markus Turam, jo dy fillestarë dosido, por të cilët nuk i janë gëzuar më parë një suksesi të tillë në karrierën e tyre.

Kurse Asllani i bashkohet grupit të të rinjve të tjerë si Karlos Augusto, Davide Fratezi dhe Jan Bisek, të cilët kanë dhënë një kontribut shpesh të rëndësishëm në këtë sezon ku Interi do të vendosë yllin e dytë në fanellë.

Share This Article