Asllani projektohet titullar për sfidën e sotme ndaj Sassuolos

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas festimeve te jashtëzakonshme për titullin, Inter rikthehet në fushë me Asllanin titullar. Media italiane bën të ditur se mesfushori i kombëtares do të jetë mes 11-shes fillestare në fushë këtë të shtunë në transfertën me Sasuolon, duke regjistruar prezencën e tij të pestë si titullar në këtë sezon të Serie A.

Inzaghi do të aplikojë një rotacion në këtë takim, i vetëdijshëm për ngarkesën e madhe të titullarëve fiks, çka rrit edhe më tepër përgjegjësinë për Asllanin.

Trajneri i Interit kërkon të shfrytëzojë takimet e mbetura për të sinkronizuar lojtarët që kanë luajtur më pak me mekanizmat e skuadrës në këndvështrim të sezonit të ardhshëm, ku padyshim dhe Asllani është pjesë e planve të tij.

Share This Article