“Asnjë justifikim për dhunën ndaj vajzave dhe grave”, mesazh sensibilizues në “Air Albania” pas vrasjes së Liridona Ademajt

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Asnjë justifikim për dhunën ndaj vajzave dhe grave”. Ishte ky mesazhi sensibilizues që u shfaq në stadiumin “Air Albania” para nisjes së sfidës Tirana-Partizani.

Ky mesazh vjen pas ngjarjes së rëndë që tronditi opinionin publik në Shqipëri dhe Kosovë kur 30-vjeçarja Liridona Ademi u vra me armë zjarri në një ngjarje të inskenuar nga bashkëshorti i saj Naim Murseli.

Bashkëshorti i viktimës që ka urdhëruar ekzekutimin është akuzuar për veprën penale “Vrasje të rëndë të kryer në bashkëpunim”, Granit Pllava qe ka kryer ekzekutimin akuzohet për “vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje”, ndërsa Kushtrim Kokalla për “marrëveshje për të kryer një vrasje të rëndë”.

Liridona Murseli u vra me 29 nëntor në Prishtinë teksa ndodhej në makinë së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.

Share This Article