Asnjë kandidat për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gati tre javë nga hapja e garës për drejtuesin e ri të Kreut të Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri (SPAK), burime nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) bëjnë me dije për se ende nuk është dorëzuar asnjë kandidaturë.

Afati i fundit për dorëzimin e platformave është 2 nëntori.

Mandati i kreut aktual Arben Kraja mbaron me 18 dhjetor, ditë kur KLP do të zgjedhë me votim drejtuesin e ri të SPAK.

KLP hapi garën më 16 shtator duke i lënë afat të interesuarve 45 ditë për të paraqitur platformat. /Euronews

Share This Article