Asnjë plazh nuk do të funksionojë pa plotësuar kriteret ligjore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Mjedisit dhe Turizmit dhe ajo e Brendshmja kanë thirrur në një takim prefektët për t’ju kërkuar të nisin marrjen e masave për sezonin e ri turistik.

Ministri Blendi Klosi kërkoi që të përcaktohet me kujdes kufiri mes plazheve publike dhe private.

Për ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, siguria në plazhe do të jetë kryefjala e këtij sezoni, ku toleranca do të jetë zero dhe asnjë biznes nuk do të funksionojë pa plotësuar kushtet.

Problematikat e sezonit turistik ministrat Klosi dhe Lleshaj i diskutuan në një takim me prefektët të cilëve iu kërkuan të nxisin kryetarët e bashkive të plotësojnë detyrimet e tyre ndër të cilat renditen dhe kushtet higjieno-sanitare e ndarja e zonave ku do të lejohet muzika e lartë.

Ministri, Blendi Klosi, tha se sezoni turistik në vendin tonë do të nisë që nga muaji prill e deri më 31 tetor.

Takimi më tej me 12 prefektët nuk u lejua të bëhej në praninë e mediave, duke mos bërë transparencë në lidhje me diskutimet e prefektëve me ministrat Klosi dhe Lleshaj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply