Raundi i fundit i testimeve për COVID-19 në Premier League, nuk ka prodhuar asnjë rast pozitiv. Premier League ka konfirmuar se nuk ka asnjë rast të ri me koronavirus, ndërkohë që është bërë testimi i 1973 lojtarëve dhe pjesëtarëve të klubeve.
Testimi i fundit është bërë prej 29 qershorit deri më 5 korrik, ka njoftuar liga angleze të hënën mbrëma.
Në raundin e kaluar të testimit ishte vetëm një rast pozitiv.
Prej 17 majit janë testuar 16 mijë e 280 mostra, ndërsa kanë dalë vetëm 19 raste pozitive.
Premier League ka rifilluar më 17 qershor. Edicioni do të përfundoj më 26 korrik, ndërsa finalja e FA Cup do të luhet më 1 gusht. Në gusht do të luhet edhe faza finale e Championsit.